Sat. Feb 16th, 2019

Rita Ora ikone e Giuseppe Zanotti

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me suksese edhe në këtë fillim vit duke punuar në projekte të reja në fushën e reklamës.

Ajo së fundi ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë bukuroshja jonë përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka shpërndarë edhe disa video të bëra gjatë xhirimeve.

“Mezi po pres që të festoj me Giuseppe Zanotti javën e ardhshme në Los Angeles me koleksionin tonë dhe gjithë xhirimet e mahnitshme që bëmë. Këtu janë prapaskenat për ju”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

This spray tan needs to hurry up and dry lol 🍝

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on




Theksojmë se edhe në të kaluarën 28-vjeçarja ka qenë fytyrë e markave botërore duke përfshirë Coca Colan.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit të ri, “Phoenix”, dhe ka planifikuar disa koncerte të ndryshme anembanë botës.

javascript:;

j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *