264 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me COVID-19 nga 2092 testime të kryera në total. Ndërsa kanë humbur jetën 9 qytetarë, konkretisht: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç.

Janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë,  22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës,  18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSh.

Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore        264
Të shëruar në 24 orë     589
Të shtruar në spitale      255
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2092

Testime totale            572,719
Raste pozitive             126,795
Raste të shëruara        94,431
Raste Aktive                 30,090
Humbje jete                  2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   21182
Fier      2582
Durrës   1262
Gjirokastër  1245
Shkodër  1085
Vlorë     789
Korçë   775
Kukës     351
Dibër    336
Elbasan  277
Lezhë     152
Berat     53

/mv.abcnews.al

The post 264 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri appeared first on Abc News.