Abazoviç i reagon ashpër ministrit malazez: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas deklaratës së deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili ka theksuar se nuk do e njohë gjenocidin e Srebrenicës.

Leposavic u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Abazoviç përmes një shkrimi në Twitter shkruan se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.

Sipas tij për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë ka edhe vendime të Gjykatave ndërkombëtare, dhe sipas tij, kjo pikë as që duhet të diskutohet, meqë Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha vendimet e Gjykatave ndërkombëtare.

Abazoviç ndër të tjera thekson se  kush s’e kupton një gjë të tillë, s’ka vend në institucione.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviç./abncews.al

The post Abazoviç i reagon ashpër ministrit malazez: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid appeared first on Abc News.