Aksident pranë stadiumit “Air Albania”, policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të stadiumit “Air Albania”. Policia njofton se drejtuesi me iniciale B. Xh., ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

“Tiranë/Informacion paraprak, rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”, njofton policia./mv.abcnews.al

The post Aksident pranë stadiumit “Air Albania”, policia jep detajet appeared first on Abc News.