Babai i Klodian Rashës flet pasi Nevaldo Haderaj i kërkoi falje: Tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë

Tiranë  – Teksa ditën e sotme gjykohet çështja e ish-policit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha, babai i këtij të fundit ka shkuar pranë gjykatës për të dëgjuar nga afër seancën paraprake.

“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.” ka thënë Qazim Rasha.

“Mendoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

Klodjan Rasha u vra 8 dhjetorin e vitit të kaluar nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj. Ndërsa sot në gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake për këtë çështje. Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot zhvillohet seanca paraprake. Mësohet po ashtu se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar po ashtu, falje babait të Klodianit gjatë seancës. E.L /abcnews.al

The post Babai i Klodian Rashës flet pasi Nevaldo Haderaj i kërkoi falje: Tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë appeared first on Abc News.