Basha takime me qytetarët në Tiranë: Na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.3 në Tiranë.

Kryedemokrati ka takuar qytetarë në lagje të ndryshme në këtë njësi, duke i bërë thirrje që në 25 prill të votojnë për ndryshimin.

“Me 25 të ftoj të votosh për numrin 9, të votosh për ndryshimin. Ulja e taksave, ulja e çmimeve kryesore të energjisë, naftës dhe fuqizimi i ekonomisë dhe rritja e pagave janë objektivat tonaë. Shqipëria mezi po e pret ndryshimin dhe familjet tuaja do të jenë të parët që do të përfitojnë nga ky ndryshim”, tha Basha.

/abcnews.al/

The post Basha takime me qytetarët në Tiranë: Na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë appeared first on Abc News.