Bledi Çuçi i bindur: S’diskutohet që do fitojmë, na jepni mundësinë ta drejtojmë vendin vetëm

Drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi i bën thirrje qytetarëve që të votojnë për të majtën në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai thotë se nuk diskutohet që Partia Socialiste do të fitojë, por shton se asaj i duhet çdo votë në mënyrë që të jetë vetëm në drejtimin e vendit.

“Me banorë të Picarit për të folur sy më sy për çfarë kemi bërë dhe pse duhet të vijojmë qeverisjen pas 25 prillit. As nuk diskutohet që ne do të fitojmë, por na duhet çdo votë që të jemi të vetëm në drejtimin e vendit.

 Ata që kemi përballë nuk janë një alternativë për shqiptarët, kurrsesi nuk dinë të qeverisin më mirë. Shqipëria është vonuar në çdo herë që ata kanë qenë në qeverisje. S’ka më kohë për të humbur, s’ka kohë për pushim”, shkruan Bledi Çuçi./mv.abcnews.al

The post Bledi Çuçi i bindur: S’diskutohet që do fitojmë, na jepni mundësinë ta drejtojmë vendin vetëm appeared first on Abc News.