Bolton: Trump i kërkoi Kinës ndihmë për rizgjedhje

Donald Trump i kërkoi Presidentit kinez Shi Gjinping ndihmë që të rizgjidhet president në 2020, shkruan në librin e tij të ri John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump.

Gjatë takimit me zotin Shi në qershor të vitit të kaluar, presidenti “në mënyrë shokuese ndërroi bisedën duke u përqendruar tek zgjedhjet presidenciale amerikane, duke aluduar mbi mundësinë që kapacitetet ekonomike të Kinës të ndikonin në fushatë dhe duke iu lutur zotit Shi të garantonte fitoren e tij,” shkruan ish-këshilltari i afërt i presidentit në librin e tij të ri që premton të jetë një botim bombastik, sipas personave që e kanë lexuar.

Bolton gjithashtu deklaroi se kur Xi i tha Trump vitin e kaluar se Kina po ndërtonte kampe përqendrimi për arrestimin masiv të muslimanëve të Ujghurit, Trump tha se Xi duhet të  vazhdonte të ndërtonte kampe, “për të cilat ai mendonte se ishte pikërisht gjëja e duhur për të bërë”.

Trump i kërkoi hapur Kinës të hetojë kundërshtarin e tij demokrat, ish nënkryetarin Joe Biden vitin e kaluar, dhe ka mohuar çdo akuzë  të inteligjencës amerikane që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016 për të provuar ta ndihmojë atë të fitojë.

Libri i është nënshtruar një beteje legale prej muajsh mes Shtëpisë së Bardhë dhe ish këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Lufta u përshkallëzua të martën pasi administrata Trump shkoi në gjykatë duke u munduar të pengojë publikimin e librit duke argumentuar në një proces gjyqësor që Bolton kishte shkelur marrëveshje për nxjerrjen  e të dhënave dhe po rrezikonte sigurinë kombëtare duke ekspozuar informacione që nuk duhen.

Në një letër dërguar Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar, avokati i Bolton, Charles Cooper, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po kërkonte të bllokonte librin për “arsye  politike”./abcnews.al

The post Bolton: Trump i kërkoi Kinës ndihmë për rizgjedhje appeared first on Abc News.