Britney Spears merr vaksinën kundër COVID-19, si ndihet këngëtarja

Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe lajmin e kanë ndarë me të gjithë.

Në videon e publikuar, Britney ka deklaruar se nuk ka ndierë asgjë dhe se deri më tani nuk ka asnjë efekt anësor si pasojë e vaksinës.

“Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë, shumë keq, sikur të të hyjë plumbi në krahë. Por nuk është asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jem mirë”, ka thënë ylli i popit.

Këngëtarja është bërë një nga personazhet e famshme më të komentuara muajve të fundit për shkak të publikimit të dokumentarit rreth jetës së saj “Frame Britney” në të cilin paraqiten vështirësitë me të cilat ajo ishte përballur në jetën e saj personale dhe profesionale./abcnews.al

 

The post Britney Spears merr vaksinën kundër COVID-19, si ndihet këngëtarja appeared first on Abc News.