Çfarë është dashuria?

Çfarë është dashuria?

- in Bibloteka
57
0

Një grua e moshuar u pyet se çfarë është dashuria dhe ajo u përgjigj:

“Hera e parë kur e dëgjova këtë fjalë ishte në fëmijërinë time, kur nëna ime më puthi dhe më tha: ‘Të dua.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka siguri dhe përqafim i ngrohtë.’

Kur isha e re, shoqja ime e ngushtë më shkroi një letër ku në të përmendej: ‘Të dua shoqe.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka gjëja më e bukur, kënaqësi dhe afrim i zemrave.’

Kur u martova, burri më tha: ‘Të dua.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka shpresë, ambicie, përmallim dhe butësi.’

Kur burri u kthye nga puna, e gjeti shtëpinë të rregulluar dhe ushqimin mbi tryezë, më tha: ‘Të dua.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka falënderim dhe respekt.’

Me kalimin e viteve flokët filluan të më dobësohen e të thinjen, burri kur i pa ato, më tha: ‘Të dua.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka mëshirë dhe ndjenjë.’

Jeta kaloi, ne u plakëm dhe çdo herë më thoshte: ‘Të dua.’

Thashë me vete: ‘Dashuria qenka besnikëri dhe sinqeritet.’

Atëherë, a i ndryshoi kuptimi dashuris

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Lisa Montgomery, gruaja e pare qe ekzekutohet ne SHBA pas gati 70 vitesh

Lisa Montgomery, 52, e lindur në Kansas, u