Dëbora kap të papërgatitur shoferët, bllokohet Llogaraja

Ulja e temperaturave ka rikthyer sërish reshjet e dëborës në vendin tonë. Gjatë mëngjesit të sotëm është zbardhur edhe Qafa e Llogarasë. Për pasojë e prezencës së dëborë rruga në këtë zonë është bllokuar. Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe orët e para të mëngjesit.


Shoferët që kanë përdorur këtë rrugë janë kapur të papërgatitur nga reshjet e dëborës. Për pasojë e mungesës së zinxhirëve dhe gomave të dimrit disa makina kanë ngecur dhe për pasojë rruga është bllokuar.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për rikthimin në normalitet të rrugës. E.L/abcnews.al/

The post Dëbora kap të papërgatitur shoferët, bllokohet Llogaraja appeared first on Abc News.