Dhurata Dora zbulon pak nga fëmijëria e saj, si dukej këngëtarja para famës

Sot është një ndër personazhet më të dashur të ekranit, por jeni kuriozë të shihni si dukej Dhurata Dora para famës. Këngëtarja është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë në Instastory, një foto kur ka qenë e vogël.

Edhe pse kanë kaluar vite nga shkrepja e fotos, duket se Dhurata nuk ka ndryshuar shumë, pasi ruan po të njëjtat tipare të ëmbla. Kujtojmë që projekti më i fundit i Dhuratës është “Harrom”, që baladë që e riktheu në treg krejt ndryshe.

Ndërsa ende po shijon suksesin e kësaj kënge, Dhurata ka nisur përgatitjet për një tjetër projekt që me siguri do të jetë një super hit. Pak javë më parë, ajo udhëtoi drejt ishujve Maldive bashkë me grimierin Arbër Bytyqi për realizimin e klipit. /abcnews.al

The post Dhurata Dora zbulon pak nga fëmijëria e saj, si dukej këngëtarja para famës appeared first on Abc News.