Disa pije energjike kanë këtë përbërës të rrezikshëm brenda tyre..

Disa pije energjike kanë këtë përbërës të rrezikshëm brenda tyre..

- in Shendeti
174
0

Studiuesit nga Universiteti Monash, kanë paralajmëruar se disa pije energjike përmbajnë nivele të dëmshme të peroksidit të hidrogjenit, kimikati në zbardhues

Pijet energjike janë “pija e shpejtë” e shumë njerëzve dhe nëse jeni një prej tyre, duhet t’i kushtoni rëndësi këtij studimi!

Të shqetësuar, studiuesit besojnë se gjetjet mund të ndihmojnë edhe në shpjegimin e ndryshimeve në rreziqet e kancerit.

Profesori Louise Bennett, i cili drejtoi studimin, u shpreh:

“Hulumtimi tregon se njerëzit janë duke pirë peroksid hidrogjeni, kimikati i cili mund të gjendet në zbardhues të ndryshëm.”

Efektet afatgjata mund të shpjegojnë disa tendenca të rrezikut nga kanceri në grupmoshën që konsumojnë pije energjike.
Sipas studiuesve, peroksidi i hidrogjenit përdoret për pastrim, por ka një sasi deri në 5mg/kg të lejuar në produktet e ushqimit dhe pijeve.
Ndërsa ky është niveli ligjor në Australi, në shumë vende të tjera, nivelet e lejuara janë shumë më të ulëta (0-0.5mg /kg).

Profesori Bennett shtoi:

“Kjo pasqyron që toksiciteti nuk kuptohet mirë, veçanërisht për konsum të rregullt prej 350 ml, aq sa është një pije komerciale. Ne shpresojmë që kërkimi ynë të çojë në standarde të reja për të shmangur prodhimin e peroksidit të hidrogjenit në këto lloje të pijeve të njohura”, thotë profesor Bennett, duke shtuar se ai shpreson të punojë me kompani individuale për të menaxhuar këtë problem.

Ndërkohë, i njëjti grup studiesish, po punon mbi hulumtimin e radhës për të treguar si të shmanget ose degradohet peroksidi i hidrogjenit.

Burimi: Mirror CO UK, Anabel

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

PROFECIA antike e 144,000 Dritave

Një grup njerëzish “të veçantë”, 144,000, për të