‘Dua material bombë’. Këngëtarja e njohur tregon emocionet e premieres në ABC, ja ç’ndodhi!

Sot në programin “Abc e Pasdites” ishte e ftuar Rea Nuhu e cila foli për mënyrën se si u bë pjesë e programit ‘Soiree’ dhe se si ishte për të premiera. Rea tregoi se është kritike ndaj vetes dhe se në premierë kishte momente që dalloi luhatje të vogla notash, por që shkuan shumë natyrshëm me mbrëmjen.

“Soiree është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Në daljen e parë pata emocione, po ishte një zë që iku dhe erdhi dhe nuk erdhi (qesh) në fund fare të këngës. Kjo ndodh për shkak të emocionit dhe se ishte hera e parë”, rrëfeu Rea.

Ermali e pyet se kur do të ndodh prej saj sjellja e një materiali muzikor me videoklip.  Ajo nënvizoi se ende nuk e ndjen veten gati për të sjellë një videoklip, pasi tregu është lëmsh por edhe se pret ‘bombën’ muzikore.

“Gjëja kryesore është që dua të nxjerr një material bombë , pra që të shpeh veten time sa më mirë. Dua të gjej një këngë që të më përshtatet mua shumë mirë si vokalisht, si për stilin, si për fizikun, çdo gjë rreth meje ti përshtatet këngës”, tha Rea.

A mund të këndonte ajo tallava? Pa hezitim ajo i këndoi Ermalit “Të ka lali shpirt”, por përshtatur në stilin e saj. /abcnews.al

 

 

The post ‘Dua material bombë’. Këngëtarja e njohur tregon emocionet e premieres në ABC, ja ç’ndodhi! appeared first on Abc News.