Dy të arrestuar në Fier, një prej tyre i shpallur në kërkim

Dy të arrestuar në Fier, një prej tyre i shpallur në kërkim.

Vijon..

DVP Fier

Bijen në prangat e policisë 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

A. A., 30 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të konstatuara në datë 30.06.2020 në fshatin Drenovë, Mallakastër.

Spcialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

G. M., 45 vjeç, banues në Patos.

Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi i ka mbetur të kryej edhe 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Dy të arrestuar në Fier, një prej tyre i shpallur në kërkim appeared first on Abc News.