“E kishte ëndërr që e vogël”, babai i Vjosa Osmanit flet për momentin kur e bija u zgjodh Presidente

Prindërit dhe familjarët ndihen krenarë që Vjosa Osmani u bë presidente. Babai i Vjosa Osmanit tha se kishte emocione të përziera derisa e bija e tij po votohej për të parën e shtetit. Si çdo prind tjetër edhe Raif Osmani është i lumtur për arritjet e vajzës së tij në politikë.

Në një bisedë për T7, Raifi pensionist tregon për emocionet që patën ditën kur po votohej në Kuvend. Emocione të ngjashme ka pasur edhe nëna e Vjosa Osmanit, infermiere me profesion.

Por për të nuk ishte befasi.Ajo thotë se qysh prej e vogël, Osmani kishte ëndërruar të bëhej presidente.

Presidentja e Kosovës, ka lindur e është rritur në qytetin e Mitrovicës. Banorët e ndërtesës ku ende jetojnë prindërit e Osmanit, pa dyshim që e përcollën seancën kur kjo e fundit u votua si Presidente.

Madje, ata e përcollën me aq vëmendje sa që harruan edhe gjërat tjera. Ndërkohë pati edhe të tjerë, që patën lot gëzimi kur mbrëmë  u thirr emri i Vjosa Osmanit si presidente e re. Pritshmëritë më të mëdha nga presidentja e re Vjosa Osmani, duket se i kanë të rinjtë e qytetit.

Mbrëmë Kosova u bë me presidenten e re Vjosa Osmani e cila mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës./ Gazeta Ekspres

The post “E kishte ëndërr që e vogël”, babai i Vjosa Osmanit flet për momentin kur e bija u zgjodh Presidente appeared first on Abc News.