E përndiqte, dhunonte e tentoi të abuzonte seksualisht me një 32-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë

Një 32-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare. Po ashtu, i riu me iniciale Gj. K., e ka përndjekur 32-vjeçaren në mënyrë të vazhdueshme, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu, në orët e fundit, policia e Tiranës ka arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë. U arrestuan një 49-vjeçar dhe një 22-vjeçar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. U ndalua gjithashtu, Elvis Shira sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për falsifikim të dokumenteve.

Ndërsa, “Shqiponjat” arrestuan L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan një sasi kokainë. Në pranga është vënë edhe E. K., 33 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ku policia i ndaloi automjetin për kontroll, tentoi të largohej me vrap duke hedhur në tokë një sasi kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A.B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe. /abcnews.al/

The post E përndiqte, dhunonte e tentoi të abuzonte seksualisht me një 32-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on Abc News.