Edona Llalloshi zbulon vendin e preferuar në Shqipëri: S’më kalon vera pa shkuar andej

Edona Llalloshi, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, numëron vite në skenën muzikore, duke sjellë projekte dhe bashkëpunime, që padyshim janë pëlqyer shumë.

Së fundmi, këngëtarja duke folur për sezonin veror, ka zbuluar dhe destinacionin e saj të preferuar në Shqipëri, së cilës i është dashur ta vizitojë shpesh për shkak edhe të profesionit.

Asgjë në jetë nuk do kisha dashur tani sa me qenë në plazh. E adhuroj verën, ndoshta sepse kam lindur në korrik. Kam kënduar 5 vite në plazhin e Durrësit. Kam jashtëzakonisht kujtime të mira dhe nostalgji.

Kanë qenë vite të suksesshme, kanë qenë vende shumë të frekuentuara atje. Kam kujtime shumë të mira dhe nuk shkon vera pa kaluar andej. Do vij sërish andej me patjetër për të shijuar bregdetin shqiptar.“, tha këngëtarja. /abcnews.al

The post Edona Llalloshi zbulon vendin e preferuar në Shqipëri: S’më kalon vera pa shkuar andej appeared first on Abc News.