Eliona Pitarka zbulon për herë të parë emrin e të bijës së porsalindur

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka u bë nënë tre ditë më parë. Ajo solli në jetë një vajzë, portretin e së cilës e ndau me të gjithë.

Ditën e djeshme, Eliona i prezantoi botës vogëlushen me një video shumë të ëmbël ku u shfaq duke e mbajtur në kraharor.

Ndërkohë, sot aktorja zbuloi edhe emrin që i ka vendosur së bijës.

“Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu
GALA ALLIU
22 Mars 2021”, ka shkruar aktorja krahas fotos së ëmbël, ku shfaqen nënë e bijë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Kujtojmë që Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku kanë mirëpritur dhe të voglën./abcnews.al

The post Eliona Pitarka zbulon për herë të parë emrin e të bijës së porsalindur appeared first on Abc News.