Emily Ratajkowski bëhet nënë për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale teksa bebin e ka sjellë në jetë në datë 8 mars.

Emily ka publikuar foton e parë me fëmijën dhe ka zbuluar gjininë e emrin, pavarësisht se tre muaj më parë gjatë një interviste tha se gjininë e fëmijës do e zbulonte kur ai të mbushte 18 vjeç dhe ta caktonte vetë orientimin e tij/saj seksual.

Modelja ka sjellë në jetë një djalë dhe i ka vendosur emrin Sylvester Apollo Bear.

“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, ka shkruar ajo./abcnews.al

The post Emily Ratajkowski bëhet nënë për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e bebit appeared first on Abc News.