Endri Hasa: 68 punonjës po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albcontrol

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka deklaruar se  68 punonjësit e  Albkontroll po lënë punën për shkak të shkeljes së kontratës. Sipas Hasës kjo po ndodh me urdhër politik të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror.

68 punonjësit po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.

Me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.

Gjëndja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet. Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë.

Politizimi i çdo sektori është rrezik për vendin. Këtë duhet ta ndryshojmë me votë për t’u lënë vend profesionistëve. Partia Demokratike do të vendosë standarte europiane edhe në Aviacionin Civil

Më 25 prill #shqiperiafiton,” shprehet Hasa.

The post Endri Hasa: 68 punonjës po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albcontrol appeared first on Abc News.