Filipçe: Kulmi i valës së tretë i koronavirusit është pas nesh

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim për mediat këtë të enjte ka deklaruar se rritja e numrit të infektuarve dhe e viktimave nga Covid tregon se jemi pjesë e valës së tretë.

Ndër të tjera Filipçe ka theksuar se ndjehet pak lehtësim në sistemin shëndetësor.

“Gjatë ditës së djeshme ndjemë pak lehtësim. Sot numri është më pak. Të mos shpejtojmë, duhet ta ndjekim gjendjen edhe këtë javë, me siguri kulmi është prapa nesh, por këtë do të themi në fillim të javës”, tha ministri Filipçe.

Ministri bëri të ditur se deri tani janë vaksinuar 15.500 qytetarë, ndërsa deri pasdite sot kanë pranuar vaksinën rreth 1.000 persona./abcnews.al

The post Filipçe: Kulmi i valës së tretë i koronavirusit është pas nesh appeared first on Abc News.