Filloi ora policore në Maqedoni, masat zgjasin deri më 20 prill

Në Maqedoninë e Veriut këtë të martë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese të cilat ndalojnë lëvizjen nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas masave të reja kufizuese duke filluar nga e mërkura do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve bastore.

Prej nesër mbyllen edhe palestrat, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në seancën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive./abcnews.al

The post Filloi ora policore në Maqedoni, masat zgjasin deri më 20 prill appeared first on Abc News.