Gjergj Bojaxhi: 99% e pikave të karburantit në autostrada nuk kanë leje për hyrjen dhe daljen

Gjergj Bojaxhi, ish-zv/ ministër i Energjetikës dhe ish-drejtor i përgjithshëm i KESH u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log.” se 99% e pikave të karburantit në Shqipëri që janë vendosur në autostrada e zhvillojnë aktivitetin pa leje.

“Për një biznes pasiguria është më keq se taksat e larta. Ju e dini që 99% e pikave të karburantit në Shqipëri në autostrada të paktën nuk kanë me letra hyrjen dhe daljen në autostradë. Në cdo moment mund të vijë inspektori dhe të vendosë gjobën për kafen dhe drekën.

Shikoni cfarë pasigurie për një biznes që ka pika karburanti, që duhet cdo ditë të përballet me faktin a do vijë të më gjobisë njeri.

Pasi mund të kem pikën me leje, por nuk kam lejen për të hyrë dhe për të dalë në autostradë, pasi rregullat janë bërë të tilla që në Shqipëri mund të ketë vetëm 5 pika karburanti që kanë parametrat për të të hyrë dhe për të dalë nga pika e karburantit.

Gjithë kjo pasiguri dhe informalitet krijon stres, por nuk ngre dot zërin, pasi nesër mund të të thotë, do zbatim ligji ti, hajde ta mbyllim” tha ai./ db/ Abcnews.al

The post Gjergj Bojaxhi: 99% e pikave të karburantit në autostrada nuk kanë leje për hyrjen dhe daljen appeared first on Abc News.