Grushta e sherr masiv, fusha e futbollit  u kthye në ring sot në Tiranë

Në sfidën e luajtur mes Fotball Republic U19 dhe Teutës U19 ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar ku një debat mes dy lojtarëve kundërshtarë është shndërruar në një sherr masiv që duket se ka përfshirë edhe më të rriturit që shoqëronin lojtarët.

Një penallti në minutat e fundit për ekipin vendës ka provokuar reagime mes lojtarëve dhe sulmuesi që gjuajti me portierin kanë nisur një debat që nisi dhe sherrin masiv më pas .

Pamjet flasin qartë dhe shihet që fusha e blertë është kthyer në një ring përleshjeje mes lojtarëve të të dyja ekipeve dhe prindërve të tyre.

Edhe ndërhyrja e punonjësve të sigurisë së fushës mezi e ka qetësuar situatën ndërsa Disiplina sigurisht do të bëjë të sajën duke marrë masa të ashpra ndaj lojtarëve dhe skuadrave.