I akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, Apeli lë në burg Skënder Vathin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Ai kërkoi nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në masë më të butë, por Apeli ia rrëzoi kërkesën. Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.

24 vjeçari Shyti ka rrëfyer para grupit të hetimit se si ka ndodhur vrasja e Sofisë në 25 shkurt. Deri më tani burime nga prokuroria e kryeqytetit thonë qe nuk ka persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Ndërsa, ende nuk është vendosur nëse dosja do të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK.

Vijon…

The post I akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, Apeli lë në burg Skënder Vathin appeared first on Abc News.