Itali/ 36-vjeçari shqiptar tenton të qëllojë gruan me thikë në sy të policëve: Do të të djeg të gjallë…

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar shqiptar. Mediat vendase raportojnë se shqiptari është arrestuar në Rimini të shtunën në mbrëmje pasi u përpoq të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare para policisë që ishte thirrur pas një sherri në familje.

Gruaja telefonoi policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të moshës katër dhe shtatë vjeç. I arrestuari kohët e fundit u përpoq ta mbyste atë para fëmijëve dhe gjithashtu kërcënoi se do t’i priste fytin me një makinë pastruese mishi.

Gruaja që ka denoncuar dhunën ka deklaruar se shqiptari ishte i dhunshëm edhe me fëmijët. Ndërkohë pretendimet e gruas janë përkrahur edhe nga fqinjët të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë. Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, tha se ajo nuk kishte thirrur polici më parë nga frika se ai mund të bëhej edhe më i dhunshëm.

Ndërsa policia po e shoqëronte, shqiptari u kthye dhe u përpoq ta godiste në stomak gruan me thikë ndërsa bërtiste në shqip, “Unë do të të djeg të gjallë”.

The post Itali/ 36-vjeçari shqiptar tenton të qëllojë gruan me thikë në sy të policëve: Do të të djeg të gjallë… appeared first on Abc News.