“Jeta ime përfundoi kështu”, arsyeja pse Arbana Osmani ankohet për partnerin

Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse kanë vetëm pak kohë që janë bërë prindër, ata janë pafundësisht në lëvizje.

Pak minuta më parë, ka qenë Arbana që publikoi disa video ku shfaqet në makinë dhe ankohet për faktin që Edi po sheh ndeshjen teksa kujton kohët kur dikur dëgjonte muzikë gjatë udhëtimeve të tyre.

“Nuk e di domethënë pse jeta ime përfundoi kështu”, shprehet moderatorja ndërsa Edi me humor ia kthen se jeta e saj është e larmishme pasi ka sport, art, televizion.

“Dëgjoja muzikë dikur në makinë”, vazhdon ajo, e cila nuk është aspak dakort me mendimin e partnerin./abcnews.al

 

The post “Jeta ime përfundoi kështu”, arsyeja pse Arbana Osmani ankohet për partnerin appeared first on Abc News.