Kandidimi i Tom Doshit, Palmer: Listat nuk janë perfekte, vendimet e DASH të mirëmenduara

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer  në një bashkëbisedim online me gazetarët ka komentuar vijimin e fushatës elektorale në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Palmer në fjalën e tij ka komentuar vendimin e DASH në lidhje me Tom Doshin, ku thekson se është e rëndësishme zhvillimi i zgjedhjeve zgjedhje transparente si dhe të vijojë Reforma në Drejtësi.

Listat nuk janë perfektë, vendimet e DASH të mirëmenduara”, ka thënë Palmer.

Ndër të tjera ai ka thënë se SPAK deri më tani ka bërë shumë progres dhe po punohet për ngritjen e mëtejshme të kësaj strukture. /abcnews.al

 

The post Kandidimi i Tom Doshit, Palmer: Listat nuk janë perfekte, vendimet e DASH të mirëmenduara appeared first on Abc News.