Kim Kardashian tashmë është një miliardere. 40-vjeçarja ka ndjekur gjurmët e motrës së saj të vogël, Kylie Jenner dhe ish burrit, Kanye West. “Forbes” publikoi listën e miliarderëve të botës, mes së cilëve renditet tashmë dhe Kardashian, duke përmendur dy bizneset e saj fitimprurëse, KKW Beauty dhe Skims, si dhe shumat e fituara nga “KUWTK”.
Vlera e Kardashian u rrit nga 780 milion dollarë në tetor në 1 miliard dollarë. Në vendin e parë mbetet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh, ndjekur më pas nga CEO i Teslas, Elon Musk me 151 miliardë dollarë. Ish bashkëshorti i Kim-it, Kanye West gjithashtu u shfaq në listën e Forbes për herë të parë këtë vit, me një vlerësim prej 1.8 miliardë dollarësh.
Kjo nuk është hera e parë që revista rendit një anëtar të familjes Kardashian-Jenner. Kylie dikur u shfaq në faqet e Forbes si një miliardere pasi lansoi linjën e saj të Kylie Cosmetics. Sidoqoftë, Forbes më vonë ia hoqi statusin e miliarderes duke thënë se pasuria neto e Jenner ishte mbivlerësuar dhe se ajo nuk konsiderohej më një miliardere nga standardet e Forbes. /abcnews.al
The post Kim Kardashian është zyrtarisht një miliardere appeared first on Abc News.