Kristaq Kume: KQZ duhet të kthejë listat e kandidatëve, shkelja që bënë partitë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume kërkon që institucioni i realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri të kthejë pas listat që dorëzuan partitë politike mesnatën e djeshme. Kume kërkesën e argumenton me një shkelje, që sipas tij kanë bërë partitë.

“Partite politike nuk e kane zbatuar ligjin ( Kodin zgjedhor, nenin 67, pika 4) kur kane dorezuar listat e kandidateve per deputet. Dispozita percakton se “Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”.

Zbatimi ketij detyrimi ligjor do te thote qe p.sh ne njesine zgjedhore, qarku Tirane, lista e kandidateve duhet te kete 39 emra ( 36 mandate i ka njesia, ketij numri i shtohen 2, behen 38 dhe per t`u plotepjestuar me 3, lista duhet te kete, minimumi 39 kandidate.) Duket gje  e vogel por eshte shkelje e ligjit dhe, si dihet, nuk ka shkelje te vogel e shkelje te madhe.

Ne kete rast mund te pyetet:  Pse veprojne keshtu partite? Ligjin e kane bere vete dhe posaçrisht per kete nen eshte debatuar jo pak.  KQZ duhet t`i kthejë, per t`u plotesuar sipas ligjit  te gjitha listat qe nuk e plotesojne kete kusht ligjor dhe keshtu t`ju tregojë partive se ato , ne asnje rast dhe per asnje arsye, nuk mund te jene mbi ligjin ose ta anashkalojne ate. Ndryshe kjo shkelje mund te sjellë të tjera më vonë” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

The post Kristaq Kume: KQZ duhet të kthejë listat e kandidatëve, shkelja që bënë partitë appeared first on Abc News.