Kylie Jenner bën gjestin prekës për të rinjtë me kancer

Kylie Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit sepse u kritikua nga ndjekësit pasi iu kërkoi që të kontribuonin në mbledhjen e parave për operacionin e mikut të saj, make up artistit Samuel Rauda. Shuma që dhuroi Jenner shkaktoi irritim tek adhuruesit e saj, duke qenë se pasuria e saj kap shifra marramendëse.

Megjithatë, Kylie i ka mbyllur gojën kritikëve me veprimin e fundit që ka bërë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka dhuruar 500.000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr. në Vanderbilt. Donacioni i saj vjen në nderim të mikut të saj të vjetër, Harry Hudson, që u diagnostikua me limfoma.

Bamirëse: U zbulua të Mërkurën se Kylie Jenner dhuroi 500,000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr në Vanderbilt (e vendosur në Nashville, Tenesi);  Jenner në foto në vitin 2020

“Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kylie-t, ndikimin që ka patur në jetën time, dhe përballjen me kancerin. Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku donim të gjenim në mënyrë për të qenë atje me të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje.”, tha Hudson. /abcnews.al

Për nder të tij: Kylie bëri dhurimin e saj bujar 500,000 dollarë në nder të mikut të saj të vjetër dhe muzikantit Harry Hudson, i cili u diagnostikua me limfoma të Hodgkin në 2013

The post Kylie Jenner bën gjestin prekës për të rinjtë me kancer appeared first on Abc News.