LG heq dorë nga biznesi i smartphoneve, ja pse

kompania telefonike, LG Electronics, u shpreh ditën e sotme se do të mbyllë biznesin e saj të smartphoneve .

Në janar, gjiganti koreano-jugor i elektronikës tha se po shikonte të gjitha opsionet për ndarjen pas pothuajse gjashtë vjet humbjesh që arrijnë në rreth 4.5 miliardë dollarë (3.3 miliard £).

LG solli në treg shumë risi, duke përfshirë kamerat me kënd ultra të gjerë, duke u ngritur kështu në vendin e tretë më të madh të prodhuesit të smartphone në vitin 2013.

Por tregu i telefonisë është kthyer në një treg “jashtëzakonisht konkurrues”.

Ndërsa Samsung dhe Apple janë dy lojtarët më të mëdhenj në tregun e smartphone-it, LG ka vuajtur nga problemet e saj me harduerin dhe softuerin.

Teksa LG vazhdonte luftën me humbjet, ajo kryente bisedime për të shitur një pjesë të biznesit. Por këto bisedime ranë.

Ajo ende renditet si marka e tretë më popullore në Amerikën e Veriut, por jo në tregje të tjera.

Vendimi strategjik i LG për të dalë nga sektori jashtëzakonisht konkurrues i telefonisë celulare do t’i mundësojë kompanisë të fokusojë burimet në fushat e rritjes të tilla si komponentët e makinave elektrike, pajisjet e lidhura, shtëpitë e mençura, robotikën dhe inteligjencën artificiale.

Biznesi i smartphoneve është më i vogli duke llogaritur vetëm 7.4% të të ardhurave. Aktualisht aksionet e saj në tregun botëror të telefonisë celulare janë rreth 2%.

LG ka konkurruar me rivalët e saj më të mëdhenj, me lëshimin në  vitin e kaluar të T Wing, një smartphone me një ekran më të madh i cili rrotullohet për të shfaqur një të dytë.

The post LG heq dorë nga biznesi i smartphoneve, ja pse appeared first on Gazeta Standard Online.