Mediu në “Refleksione”: Sakrificat e nënës për të më shkolluar

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka rrëfyer për herë të parë sakrificat që ka bërë familja e tij që ai të mund të përfundonte universitetin. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Mediu deklaroi se nëna e tij ka punuar turni i tretë në një fabrikë tullash duke shtyrë vagonin me tulla që ai të mbaroja universitetin.

“Unë vij nga një familje e thjeshtë me prindërit punëtorë. Nëna ime ka punuar turni i tretë në një fabrikë tullash duke shtyrë vagonin me tulla që unë të mbaroja universitetin. Unë jam çdo ditë mirënjohës i çdo njeriu që më ka mbështetur në karrierën politike, nuk me ka interesuar shume as posti i ministrit dhe as i deputetit, por raporti njerëzor. Dhe atë që mbaj si vlerë më të mirë është raporti njerëzor.

Në çdo ditë të jetës time, uroj dhe shpresoj dhe lutem që atë mund të nënës time, të prindërve të mi ta kem kthyer në një vlerë për veten dhe për shoqërinë. Po ashtu dhe të familjes time, të bashkëshortes të fëmijëve dhe të mbesës time të vogël. Për t’i dhënë asaj një mundësi që Shqipëria është një vend ku ajo të ndërtojë jetën e saj,” deklaroi mes të tjerash Fatmir Mediu në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al

The post Mediu në “Refleksione”: Sakrificat e nënës për të më shkolluar appeared first on Abc News.