Mpiksja e rrallë e gjakut nga vaksina, ja çfarë duhet të dini

Janë duke u zhvilluar hetime nëse rastet e një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut janë të lidhura me vaksinën e koronavirusit Oxford-AstraZeneca.

Lidhja midis vaksinës dhe këtyre mpiksjeve të rralla – të njohura si CVST – nuk është provuar ende, por ekspertët thonë se provat “po forcohen”.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), grupi i ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar që këshillojnë se si duhet të përdoren vaksinat, tani po rekomandon që njerëzve të shëndetshëm nën 30 vjeç t’u ofrohet një vaksinë tjetër.

Cilat janë mpiksjet CVST?

CVST janë mpiksjet e sinusit venoz cerebral. E thënë thjesht, kjo është një mpiksje që zhvillohet në një venë në tru.

Gjaku normalisht udhëton nëpër venat nga truri përsëri në zemër.

Mpiksja CVST mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në tru, duke zvogëluar furnizimin me oksigjen dhe duke shkaktuar dëmtime potenciale – duke ndaluar sistemin nervor qendror të funksionojë siç duhet.

Pse ndodhin mpiksjet?

Nga studimet nuk ka ende të d hëna  të sigurta, por ka disa faktorë të përbashkët.

Në rastet e CVST që është duhet u hetuar, u zbulua  se të gjithë pacientët  kishin numër të ulët të trombociteve , këto janë qelizat e gjakut që normalisht ndihmojnë në riparimin e gjakderdhjes në trup.

Tek këta pacientë  u zbulua gjithashtu se kishin një antitrup të veçantë (një proteinë imune që shpesh ndihmon në luftën kundër infeksionit) në gjakun e tyre që aktivizon trombocitet.

Antitrupi bën që trombocitet të grumbullohen gabimisht së bashku dhe të formojnë mpiksje, dhe nga ana tjetër aktivizon pjesë të tjera të sistemit të mpiksjes së trupit.

Një kombinim i mpiksjes dhe trombociteve të ulëta është një nga tiparet që mjekët tani po përpiqen të hetojnë.

Si mund të kuptojmë nëse kemi mpiksje të gjakut?

Kushdo që ka simptomat e mëposhtme katër ditë soe më shumë pasi ka bërë  vaksinën, duhet të kërkojë ndihmë të shpejtë mjekësore:

1.Një dhimbje koke e fortë, e vazhdueshme

2.Shikim i turbullt

3.Gulçim

4.Dhimbje gjoksi

5.Ënjtje në këmbë

6.Dhimbje të vazhdueshme në stomak / bark

7.Mavijosje të pazakontë ose pika të kuqe / vjollcë të pikave përtej vendit të injeksionit ku bëhet vaksina

8.Simptoma neurologjike si dobësi në këmbë ose kriza

Sa kohë pas vaksinës shfaqen mpiksjet?

Shumica e simptomave janë parë midis katër ditësh dhe disa javë pasi merret vaksina.

Ekspertët mjekësorë në Mbretërinë e Bashkuar  tani sugjerojnë që mjekët duhet ta konsiderojnë këtë gjendje të rrallë si një diagnozë në këdo që ka simptoma të përputhura deri në një muaj pasi të ketë bërë vaksinën.

A mund të kurohen mpiksjet?

Në përgjithësi, sa më shpejt të identifikohen rastet, aq më mirë për pacientin.

Trajtimi mund të përfshijë një numër ilaçesh dhe përfshin “imunoglobulinat” – proteina imune.

Sipas specialistit të gjakut, Prof Adrian Neëland, provat aktuale tregojnë se 75% e njerëzve mbijetojnë.

A janë të lidhura vaksinat e tjera Covid me mpiksjen?

Prof Anthony Harnden, nënkryetar i JCVI, thotë se ka pasur disa raste me Pfizer dhe një rast brenda provës klinike të vaksinës Janssen, por thotë: “Ato janë jashtëzakonisht të rralla dhe prandaj është e vështirë të vendosësh nëse janë shkaktuar nga vaksina ose jo “.

Ai thotë se nëse vërtetohet një lidhje me vaksinën AstraZeneca, shkencëtarët do të duhet të shohin nga afër vaksinat e tjera, raporton BBC.

The post Mpiksja e rrallë e gjakut nga vaksina, ja çfarë duhet të dini appeared first on Gazeta Standard Online.