Mund të jesh edhe ti! Këto janë shenjat më me fat për muajin Prill

Nga Meri Gjini

Dashi – Do të keni risi të reja dhe plot mundësi për të ndryshuar. Shfrytëzoni çdo ide që keni pasur pasi kanë shumë mundësi për tu krijuar mbas datës 12. Fokusoheni tek fëmijët ndihmojini dhe diskutoni. Qëndroni më afër tyre.

Demi- Një muaj me ndryshim, vendosmëri, dëshira por nuk do jenë shumë të realizueshme. Ekonomia do të përmirësohet nga 14-19. Mos analizoni raporte personale, filloni flirtimet do të jetë koha juaj.

Binjaket- Plot ngarkesa, plot impenjime një axhendë tepër e mbushur. Vraponi dhe shfrytëzoni energjinë tuaj maksimale për ta përballuar rutinën. Rrini pa emocione pasi mund t’iu ndikoj por qëndroni racional edhe me ide të reja. Nuk është koha për të vendosur mbi çështjet personale.

Gaforrja- Është e paqartë duhet të kontrolloni se si shpreheni po mbas datës 24 do i shtohet energjia shumë më dhe do të kenë një ditë intensive. Kujdes në raporte personale. Ndërsa raportet me fëmijët do të kenë një detyrim dhe do e kenë kënaqësi të merren. Kujdes me viruset e stinës. Pasi shëndeti mund të ndikohet nga to.

Luani- Do të jenë protagonistë dhe do gjejnë forcën për të realizuar atë që duan. Nëse jeni bashkëpuntorë të mirë do të keni përfitime tepër të mira tek pjesa financiare. Do të keni planetin e fatin me vete. Merrni iniciativa pasi do të realizohen.

Virgjëresha-Do vlerësoheni në fillimin e parë të muajit tek ana financiare por në gjysmën tjetër do të keni një rrëmujë dhe humbje kohe tek ana personale. Organizoni axhendën dhe do të merrni vlerësimin personal.
Merruni me çështjet e letrave të punës apo dhe pronarëve që keni.

Peshorja –Mbas datës 19 do të keni mundësi për tu marrë me çdo aspekt të jetës do të keni zhvillim në punë dhe shfrytëzoni fundin e muajit. Shfrytëzoheni pa u lodhur dhe mos hyni në analiza të thella por fokusohuni tek vetja.

Akrepi- Nuk do të keni probleme me shëndetin po ashtu dhe me çështje ligjore. Fokusohuni vetëm në punë dhe mbas 19 do keni mundësi edhe për dashurinë. Do të jeni disi të ngurtësuar dhe nuk do të keni shumë mundësi për jetë sociale .Jeni të impenjuar tek fiziku. Në fundin e muajit do të keni zgjidhjen e çështjeve te lekëve. Nga data 24 do të jeni më të qetë.

Shigjetari- Nëse dëshironi të largoheni për diku dhe e keni në plan është koha më e mirë dhe data më e mirë është 12-14. Merrni iniciativa. Prisni për pjesën ekonomike deri nga fundi i muajt pasi nuk do të jetë e lehtë.

Bricjapi- Jeni disi të lodhur dhe keni nisur me një ritëm për tu vlerësuar profesionalisht. Do të merrni goxha vlerësime në punë ndërsa për pjesën emocionale do të jeni më të kontrolluar dhe po ashtu me të çiltër. Do të jeni më pozitiv.

Ujori- Nuk ka kohë për humbje dhe pritje. Aplikoni për punë. Ndryshoni pasi është koha. Në muajin më vonë do ju ulet ritmi, prandaj fokusohuni sa më shpejtë të gjeni një punë trokisni në dyer pafund. Do te jeni më me shume humor.

Peshqit- Mos besoni lehtësisht dhe mos fantazoni. Llogjikoni gjatë gjithë kohe. Merrni iniciativa pasi do të keni kontakte dhe lëvizje dhe vihuni në lëvizje sepse në të kundërt do të jeni shumë të paqartë. Plot pasione do të jetë ky muaj për ju.

The post Mund të jesh edhe ti! Këto janë shenjat më me fat për muajin Prill appeared first on Gazeta Standard Online.