Niko Peleshi nxjerr pamjet: Forcat e Armatosura do garantojnë sigurinë në Aeroportin e Rinasit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise

Peleshi ka nxjerrë pamjet nga momenti kur forcat e armatosura mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit pas situatës së krijuar ditën e sotme kur kontrollorët vendosën të pezullojnë punën duke ndaluar çdo fluturim në qiellin shqiptar.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkruan Peleshi./mv.abcnews.al

The post Niko Peleshi nxjerr pamjet: Forcat e Armatosura do garantojnë sigurinë në Aeroportin e Rinasit appeared first on Abc News.