Nuk duhet humbur/ Hëna do të dhurojë një superspektakël ditën e sotme

Sipas NASA ditën e sotme hëna do të jetë në formën e saj më të plotë në orën 02:48 minuta të mbrëmjes.

Kjo do të jetë super hëna e parë e këtij viti, që do të thotë se Hëna është më afër Tokës dhe për këtë arsye duket më e madhe dhe më e ndritshme në qiell.

Në muajin hindu të Phalguna, hëna e këtij muaji shënon Festivalin Holi, sipas NASA, e cila shënon fillimin e pranverës.

Viti 2021 do të ketë gjithsej 12 hëna të plota.

Vitin e kaluar pati 13 hëna të plota, dy prej të cilave në tetor. Hëna tjetër e plotë, ose siç njihet hëna rozë, pritet të shihet më 26 prill.

Ndërkohë që ky vit do të jetë i mbushur edhe me shumë fenomene të tjera të këndshme qiellore.

Një shi meteorësh, Lyrids, do të shihet në prill, me kulmin që do të shihet mbrëmjen e 22 prillit në hemisferën veriore.

“Eta aquariids” do të pasojnë në maj ndërsa në korrik do të shihen “delta Aquariids”.

Ndërsa shiu i meteorëve “Perseid”, më popullori i vitit do të kulmojë mes 11 dhe 12 gushtit në hemisferën veriore.

Këtë vit do të ketë dy eklipse të diellit dhe dy eklipse të hënës.

Një eklips i plotë i hënës do të ndodhë më 26 maj, eklipsi i parë i diellit ndërkohë do të regjistrohet më 10 qershor.

Në 19 nëntor do të ketë një eklips të pjesshëm të hënës dhe viti mbyllet me një eklips të plotë të diellit më 4 dhjetor.