Nuk qenka CR7!/ Ramos: Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i….

Sergio Ramos i ka të shumta momentet e festave me CR7, por nuk e cilëson si më të mirin që ka luajtur në La Liga.

Në një prononcim për një dokumentar që po përgatitet, lideri dhe kapiteni i “Los Blancos”, habit për fjalet ndaj Ronaldinhon, edhe pse ky i fundit e ka stresuar disa herë gjatë dueleve të paharrueshme mes Realit dhe Barcelonës.

Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i Ronaldinhos, për stilin me të cilin luante dhe magjitë që dhuronte në fushën e blertë. Ishte një futbollist i veçantë, koha kalon, por nuk do të shohim më një lojtar me të njëjtin nivel magjie, origjinaliteti dhe përsosmërie si Ronaldinho. Në periudhën që përballesha me të dhe duhet ta frenoja, ose më saktë përpiqesha për ta frenuar, kuptova që thjesht duhet të prisja. Ishte pothuajse e pamundur t’ia merrje topin“, kujton kapiteni i Real Madrid.

The post Nuk qenka CR7!/ Ramos: Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i…. appeared first on Gazeta Standard Online.