Numri i lartë i rasteve me Covid, Argjentina vendos “shtetrrethim”

Argjentina ka vendosur shtetrrethim tre javor gjatë natës për shkak të numrit të lartë me koronavirus.

Lajmi u njoftua edhe nga Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez i cili sqaroi se shtetrrethimi do të hyjë në fuqi ditën e premte.

Nga ora 23:00 deri në 06:00 nuk do të ketë lëvizje.

Ky vendim do të jetë në fuqi në zonat me rrezik më të lartë, kryesisht në qendrat urbane, ndërsa baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 23:00.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë të mërkurën raportoi 22,039 raste të reja në 24 orë.

Deri më tani në Argjentinë rreth 4,5 milion qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit dhe mbi 700,000 të tjera të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

/abcnews.al/

The post Numri i lartë i rasteve me Covid, Argjentina vendos “shtetrrethim” appeared first on Abc News.