Pamjet e aksidentit në Gjirokastër, pas përplasjes njëra nga makinat përfundon mbi trafikndarëse

Një aksident ndodhi paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të siguruara nga abcneës.al shihet se një automjet tenton të hyjë në rrugë, ndërkohë që një mjet tjetër ishte në korsinë e shpejtësisë.

Në këtë moment, dy mjetet përplasen dhe e dyta gati batohet dhe përfundon mbi trafikndarëse.

Makina tjetër, shkaktare e aksidentit ikën pa ndaluar, ndërsa nga mjeti tjetër dalin dy të rinj të tronditur.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale si dhe bllokim të trafikut për disa minuta. Ky është aksidenti i tretë brenda 24 orëve në Gjirokastër. /avcbews.al

The post Pamjet e aksidentit në Gjirokastër, pas përplasjes njëra nga makinat përfundon mbi trafikndarëse appeared first on Abc News.