Përplasja mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së në Elbasan, shoqërohen 5 persona

Të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit pas përplasjeve të ndodhura mesditën e sotme në këtë qytet.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PS dhe PD të cilët u përplasën me njëri tjetrin pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha në këtë qytete.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e këtyre personave.

Vijon…

The post Përplasja mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së në Elbasan, shoqërohen 5 persona appeared first on Abc News.