Rama bën xhiro me motor në Kolonjë

Teksa ndodhet në Kolonjë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë xhiro me motor. Në qendër të qytetit ndodheshin një grup motoristësh holandezë, ndërsa Rama bëri një xhiro të shkurtër me njërin prej tyre.

Më pas kreu i qeverisë i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Isai ka vizituar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, që sipas kryeministrit kanë rilindur për qytetarët kolonjarë.

Më herët gjatë ditës, Rama gjatë takimit me skuadrën e 25 prillit kërkoi mandatin e tretë për të vijuar sipas tij projektet që janë nisur. Gjithashtu Rama kritikoi opozitën për grumbullimet gjatë fushatës.  g.v/abcnews.al

The post Rama bën xhiro me motor në Kolonjë appeared first on Abc News.