Rama kërcënon punonjësit e Albcontrol: Ndërprisni grevën, frymëzoheni nga Meta e Bershia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e kontrollorëve ajrorë të Rinasit, për shkak të së cilës janë bllokuar edhe fluturimet në këtë aeroport.

REAGIMI

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

Vijon…

The post Rama kërcënon punonjësit e Albcontrol: Ndërprisni grevën, frymëzoheni nga Meta e Bershia appeared first on Abc News.