Rama kritikon Bashën: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kreun e opozitës Lulzim Basha për grumbullimet. Teksa ndodhet në Fier ku ka vizituar një qendër vaksinimi të mësuesve Rama tha se kryedemokrati po jep shembullin e gabuar duke mbledhur njerëz për interesa politike.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.

“Gjëja që duhet thënë të gjithëve është se ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe ngritur gishtat mbi makina. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë vetë që kjo është luftë me shëndetin. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të largohen nga situata absurde e atyre që krijojnë injorancë.

Fushata, zgjedhjet, vendet në Kuvend, karriget janë të gjitha pesë me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin dhe të bëjmë kujdes. Turpi u mbetet atyre që e kanë”, tha Rama. g.v/abcnews.al

The post Rama kritikon Bashën: Grumbullon njerëz duke ngritur gishtat mbi makina appeared first on Abc News.