Rama: Lista e opozitës qesharake, sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë lanë në harresë komunitetin

Kryeministri Edi RAma ka vijuar me komentimin dhe ironizimin e listës së opozitës së bashkuar.

Shefi i qeverisë këtë të enjte nga Vlora është shprehur se koalicioni i PD-së është një koalicion i çorganizuar, që në qarkun e Vlorës ka dërguar një listë të jashtëligjshme me 17 emra nga limiti që është 10 emra.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është tallje me popullin e Vlorës që të sjellës persona që nuk jetojnë në këtë qytet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë e kanë lënë në harresë komunitetin e tij në këtë qark, dhe kanë ikur që të kandidojnë në Tiranë.

Sot ne kemi zgjedhur që të bëjmë këtë komunikim në një format të kufizuar, duke kufizuar numrin brenda listës së deputeteve pasi për aq kohë sa ligji është 10 dhe ne jemi 10. Ndërkohë pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 persona që do të ridimensionohet nga KQZ-ja por është shprehja më kuptimplotë e një çorganizimi dhe tallje përbrenda për të akomoduar njerëz dhe për ti futur në sherre me njëri tjetrin. Edhe pse janë 17 vetë nuk është gjetur vend për një përfaqësues komuniteti dhe fatkeqësisht minoriteti ku ka dhe fitues që e kanë zemrën djathtas apo shikojnë nga PD-ja janë lënë në harresë, siç janë lënë dhe ato çam. Ne në skuadrën tonë kemi një përfaqësuese të denjë të këtij komuniteti që jo vetëm e kemi në listë por e kemi dhe në numrin e objektivin maksimal. Ndërkohë qoftë sekseri i Çamërisë apo i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës një pasqyrë kuptimplotë, për të gjithë shqiptarët që të shikojnë se me kë bëhen punët dhe me kë kthehemi pas dhe kemi garancinë që e bëjmë Shqipërinë qesharake.

E kam thënë dhe më parë dhe e përsëris si mund ti ofrohet Vlorës Lesko si komandat që është i njëhësuar plotësisht me alkoolin me degradimin me shpërfytyrimin e personit publik, nje njeri që si kryetar i KOntrallit të Lartë të Shtetit zhvillonte mundje lart e poshtë në vend. Ai është një nga fosilet e ekspozitës së fosileve që ka prezantuar PD-ja dhe akoma më keq si mund ti thuhet Vlorës që të votojë për njerëz që nuk jetojnë fare në Vlorë?

Asnjë banor vlore ne skuadër por janë futur te 17 për të thënë se jeni dhe ju. Këto kjanë të rëndësishme për të bërë një dallim më të madh pasi unë mendoj se dhe nëse lista e tyre të ishte serioze në Vlorë nuk duhet të votohet majtas e djathtas por të votosh drejt. PS-ja është mekanizëm për të realizuar qëllimin, Vlora është qëllim, dhe vota jepet për qëllimin. Si mund të merret makinë pa rrota që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vijuar këtë rrugëtim në një moment të tillë për vendin me përballje me pandeminë dhe tërmetin, dhe në kërkim të progresit ku nuk ka kohë për pushim, por jo më për të ngecur në llucë”, është shprehur Rama.

Vijon…

The post Rama: Lista e opozitës qesharake, sekseri i Çamërisë dhe i Greqisë lanë në harresë komunitetin appeared first on Abc News.