Rama në “Log.” i bindur: Në shtator do jemi në parlament mes 74 deputetë

Kryeministri Edi Rama deklaroi i bindur në shtator Partia Socialiste do të jenë në parlament me të paktën 74 mandate. Ai tha në “Log.” në ABC se qeveria është në mes të një lufte që duhet ta mbarojë dhe ta çojë përpara.

“Në shtator do jemi në parlament mes 74 dhe 78 deputetë. Objektivi ynë maksimal është 88 mandate.  Në Belsh dhe çdo vend të Shqipërisë ka njerëz që duartrokasin opozitën. Unë nuk jam diktator. Jemi në një sistem demokratik.

Nëse do i kisha mbaruar të gjitha nuk do doja më fare të merresha me politikë. Ne kemi pasur një mandate dhe një luftë. Jemi mes një lufte që duam ta mbarojmë dhe ta çojmë përpara”, deklaroi Rama.

Rama tha se vota e emigrantëve nuk u miratua për shkak se PD ishte refuzuese, ndryshe nga sa ka pretenduar kjo e fundit.

“Vota e emigrantëve nuk është bërë sepse PD ka qenë refuzuese absolutisht. Në momentin kur u kaluar ligji nuk kishte kohë për ta bërë. Ne ja lëmë KQZ-së dhe tha që është e pamundur”, u shpreh kryeministri./mv.abcnews.al

The post Rama në “Log.” i bindur: Në shtator do jemi në parlament mes 74 deputetë appeared first on Abc News.