Rama pret në Gjirokastër ministrin turk: Prioritet bashkëpunimi në fushën e turizmit

Kryeministri Edi Rama  këtë të premte ka pritur në një vizitë në Gjirokastër, ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook theksonte se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën kulturore.

Në këtë takim ministri turk sëbashku me Ministren Anila Denaj kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”, shkruan Rama./abcnews.al

The post Rama pret në Gjirokastër ministrin turk: Prioritet bashkëpunimi në fushën e turizmit appeared first on Abc News.