Raportimet për mpiksje gjaku, Shehi qeverisë: Ndaloni përdorimin e vaksinës së AstraZeneca!

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s.

Ndërsa përmend vende si Gjermania, Franca e Suedia që e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, Shehi thotë se përballë kësaj situate, duhet që edhet shqipëria ta ndalojë përdorimin derisa të konfirmohet zyrtarisht që s’ka efekte anësore.

Sipas tij, “refuzimi në masë” i arsimtarëve për ta kryer vaksinë është tregues i qartë i frikës që kanë njerëzit për shkak të mungesës së informacioneve për këtë vaksinë.

REAGIMI I PLOTË

“Letonia dhe  Suedia janë dy vendet e fundit që këtë martë kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, deri në një vendim të autoriteteve evropiane që po analizojnë të dhënat e sigurisë së saj. Më herët përdorimin e vaksinës për shtetasit e tyre e kanë ndaluar Gjermania, Franca, Italia dhe vende të tjera evropiane pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore.  Përballë kësaj situate i bëj thirrje qeverisë shqiptarë të ndalojë përdorimin e kësaj vaksinë, deri sa autoritetet e specializuara të konfirmojnë se ajo nuk ka efekte anësore. Refuzimi në masë i arsimtarëve për të kryer këtë vaksinë është tregues i qartë i frikës që kanë njerëzit për shkak të mungesës së informacioneve për këtë vaksinë.  Ndërkohë Rama duhet t’i japë fund shfaqjes butaforike të pritjes së vaksinës me delegacion qeveritar në aeroport, shfaqje që nuk ndodh as në vend e botës së tretë.” sb/abcnews.al/

The post Raportimet për mpiksje gjaku, Shehi qeverisë: Ndaloni përdorimin e vaksinës së AstraZeneca! appeared first on Abc News.