Rekord të infektuarish në Maqedoni, humbin jetën 29 persona nga Covid

Shifra të larta të infektuarish ditorë dhe viktima janë shënuar këtë të enjte në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.897 testime dhe janë regjistruar 1.264 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 29 pacientë.

Prej rasteve të reja 585 janë në Shkup, Prilep 60, Manastir 59, Shtip 58, Kumanovë dhe Veles 56, Kavadar 42, Strumicë 36, Tetovë dhe Ohër 35, Gostivar 31, Gjevgjeli 28,Koçani 22, Sveti Nikole 21, Negotinë 17, Kërçovë, Berovë dhe Probishtip 13, Resnjë 11, Radovish 9, Vallandovë dhe Krushevë 8, Demir Kapi dhe Pehçevë 6, Kriva Pallankë, Dellçevë, Vinicë dhe Bogdanci 5, Maledonski Brod 3, Kratovë dhe Demir Hisar 2, Dibra dhe Makedonska Kamenica 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 722 pacientë dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur tetë janë nga Shkup, nga tre janë nga Ohri dhe Strumica, nga dy nga Kumanova, Velesi dhe Krusheva dhe nga një në Kavadar, Prielp, Manastir, Tetovë, Koçani, Vallandovë dhe Demir Kapi.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 123.491 pacientë ndërsa prej tyre 103.374 janë shëruar dhe 3.574 kanë humbur jetën./abcnews.al

The post Rekord të infektuarish në Maqedoni, humbin jetën 29 persona nga Covid appeared first on Abc News.